Zelensky: Më shumë se 10 milionë njerëz në Ukrainë janë pa energji elektrike

Evropë

Zelensky: Më shumë se 10 milionë njerëz në Ukrainë janë pa energji elektrike

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 06:38
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se më shumë se 10 milionë njerëz janë aktualisht pa energji elektrike.

Zelensky tha se Kievi po bën gjithçka për të normalizuar furnizimet me energji me disa zona nën ndërprerje të detyruara emergjente.

Ai shtoi se shumica e të prekurve nga ndërprerjet janë në rajonin Vinnytsia, rajonin Odesa, rajonin Sumy dhe kryeqytetin, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Vetëm mbrojtja e plotë e qiellit të Ukrainës do të mbrojë Ukrainën dhe Evropën nga shumë përshkallëzime të mundshme të agresionit rus dhe patjetër do ta inkurajojë Rusinë që me të vërtetë t’i japë fund luftës”, u shpreh Zelensky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat