BE-ja nis trajnimin ushtarak për forcat e armatosura të Ukrainës

Evropë

BE-ja nis trajnimin ushtarak për forcat e armatosura të Ukrainës

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 07:43
Pamje nga trajnimi

Bashkimi Evropian ka rritur mbështetjen e tij për Ukrainën duke nisur një mision ndihme ushtarake për trupat ukrainase, më shumë se tetë muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u tha gazetarëve në Bruksel të martën se ky mision është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kërkesës së Ukrainës për një mbështetje të tillë dhe tha se deri në 15 mijë ushtarë ukrainas do të trajnohen në shtete të ndryshme anëtare evropiane si pjesë e misionit, shkruan Aljazeera.

“Do të jetë një përpjekje e madhe për të rinovuar, rritur, përmirësuar kapacitetet e ushtrisë ukrainase,” tha Borrell, duke shtuar se ky trajnim do të jetë operacional në më pak se tre muaj.

Misioni do të udhëhiqet nga zëvendësadmirali francez Hervé Bléjean dhe ministrat e mbrojtjes së BE-së që ranë dakord gjithashtu të ndajnë një fond me vlerë 16 milionë euro nën Fondin Evropian të Paqes (EPF) – një instrument financiar i BE-së për të parandaluar konfliktet dhe për të ndërtuar paqen – për të mbështetur misionin për 24 muaj.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, përshëndeti vendimin e BE-së për të krijuar një mision stërvitor për forcat e armatosura të Ukrainës dhe u tha gazetarëve në Bruksel se ai do të plotësonte atë që tashmë bëjnë vendet e NATO-s.

“Por është e rëndësishme që të ofrojmë më shumë trajnime sepse ukrainasit po luftojnë një betejë të përgjakshme e cila është shumë sfiduese,” u tha ai gazetarëve në një takim të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat