Ministria e Jashtme e Polonisë: U goditëm me raketa të prodhuara nga Rusia

Evropë

Ministria e Jashtme e Polonisë: U goditëm me raketa të prodhuara nga Rusia

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 07:25
Poloni

Autoritetet polake njoftuan në orët e para të së mërkurës se “raketa të prodhuara nga Rusia” ranë në fshatin polak Przewodów.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme polake.

“Në orën 15:40 (ora lokale) në fshatin Przewodów në poviat Hrubieszów në provincën Lublin, ra një raketë e prodhuar nga Rusia, si rezultat i së cilës u vranë dy shtetas të Republikës së Polonisë”, konfirmoi zyrtarisht diplomacia polake.

Në lidhje me këtë ngjarje, kryediplomati polak Zbigniew Rau thirri ambasadorin e Federatës Ruse në Ministrinë e Punëve të Jashtme me një kërkesë për “dhënien e menjëhershme të shpjegimeve të hollësishme”.

Ndërtimi i ngjarjes

Pas raportimeve në mediat polake, erdhi deklarata e një zyrtari të lartë të inteligjencës amerikane, i cili tha se raketat ruse kaluan në Poloninë anëtare të NATO-s, duke vrarë dy persona.

Më pas u vendos mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Polonisë, e cila sapo përfundoi.

Aleatët reaguan menjëherë duke u shprehur se po kryejnë verifikime dhe se solidarizohen me Poloninë.

Raketat ruse goditën një zonë ku po thahej gruri në Przewodów, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Në mesditë, Rusia goditi objektet energjetike të Ukrainës me breshërinë e saj më të madhe të raketave deri më tani.

Ajo goditi objektiva nga lindja në perëndim dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Moldavia fqinje u prek gjithashtu. Ajo raportoi ndërprerje masive të energjisë pasi sulmet rrëzuan një linjë kryesore të energjisë që furnizon vendin e vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat