Bombardime masive në Ukrainë, shtatë qytete shënjestra të raketave ruse

Evropë

Bombardime masive në Ukrainë, shtatë qytete shënjestra të raketave ruse

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 17:06
Zjarrfikësit duke punuar për të shuar zjarrin në një ndërtesë banimi të goditur nga një sulm rus në Kiev. | Foto: Reuters, Ukrainë, 15 nëntor 2022

Një breshëri sulmesh raketore raportohet ta kenë kryer forcat pushtuese ruse kundër Ukrainës, të martën.

CNN raporton për të paktën shtatë qytete ukrainase të kenë qenë cak i sulmeve ruse. Kjo valë sulmesh me raketa në zonat të ndryshme anembanë Ukrainës është e para këtë muaj, pas disa raundeve shkatërruese në tetor.

Kryvyi Rih, Rivne, Sumy, Poltava, Kharkiv, Lviv, dhe kryeqyteti Kiev janë zonat e konfirmuara tashmë si cak i këtyre sulmeve që erdhën vetëm pak orë pasi Presidenti Zelenskyy në samitin e G20’ës përshkroi një plan paqeje prej 10 pikash për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se sulmet ruse të së martës tregojnë se çfarë mendon Rusia për çdo negociatë të mundshme të paqes me Ukrainën.

“Raketat ruse po vrasin njerëz dhe po shkatërrojnë infrastrukturën në të gjithë Ukrainën tani” shkroi Kuleba në Twitter.

Sulmet raketore në Ukrainë rifilluan të martën pasmesditës, fillimisht në kryeqytetin Kiev. Qdministrata ushtarake e qytetit njoftoi se janë dëgjuar të paktën tre shpërthime dhe i udhëzoi banorët të qëndrojnë në strehimore.

Ndërkohë, edhe Ambasada e SHBA-së në Kiev lëshoi ​​një alarm sigurie të martën duke paralajmëruar “për një kërcënim të vazhdueshëm të shtuar të sulmeve me raketa në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë Kievin dhe Rajonin e Kievit”.

“Ambasada e SHBA-së u bën thirrje qytetarëve amerikanë të vëzhgojnë alarmet ajrore, të strehohen siç duhet, të ndjekin udhëzimet nga autoritetet lokale dhe t’i referohen informacioneve shtesë të sigurisë” se si të strehohen nga një sulm me raketa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat