Gruan me aftësi të kufizuara e përzënë nga hoteli: Më thanë nuk dukesh si e verbër

Evropë

Gruan me aftësi të kufizuara e përzënë nga hoteli: Më thanë nuk dukesh si e verbër

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 09:45
Angharad Paget-Jones

Një grua e verbër thotë se është detyruar të largohet nga hoteli ku po qëndronte pasi stafi nuk mendonte se ajo ‘ishte e verbër’ dhe se qeni i saj nuk ishte një qen i vërtetë udhërrëfyes.

Angharad Paget-Jones, 29 vjeç, tha se ajo u detyrua të largohej nga hoteli në Enfield, Angli për shkeljen e rregullit të mbajtjes së kafshëve pavarësisht faktit se qeni i saj ishte udhërrëfyes.

Gjatë natës punonjësit e stafit të hotelit i shkuan në dhomë dhe i kërkuan gruas që t’ju tregonte dokumentet që qeni i saj ishte udhërrëfyes dhe se ajo ishte e verbër.

Stafit nuk iu duk i besueshëm dokumenti që gruaja u tregoi dhe i kërkuan asaj që të largohej menjëherë nga hoteli. Ajo tha se kur po largohej i dëgjoi punonjësit duke thënë:

Ajo po shtiret se ka një qen udhërrëfyes, ajo as nuk duket e verbër.

Paget-Jones është në proces të marrjes së masave ligjore kundër hotelit që e nxorrën jashtë në mes të natës e të ftohtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat