Tragjike! Humbi vajzën dhe nipin në aksident, i moshuari i jep fund jetës në të njëjtën mënyrë

Evropë

Tragjike! Humbi vajzën dhe nipin në aksident, i moshuari i jep fund jetës në të njëjtën mënyrë

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 07:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 91-vjeçar në Greqi ka ndërruar jetë në një aksident rrugor në në autostradën Pirgos-Kyparissias në lartësinë e Zaharos në Ilia.

Ai ka ndërruar jetë pasi makina që drejtonte është përplasur me një kamion. Me makinën që drejtonte, ai ka tentuar të kalojë vertikalisht autostradën Pirgos-Kyparissias, kur është përplasur kokë më kokë kamionin dhe ka humbur jetën pas plagëve të marra pak kohë më vonë në G.N. Kulla. Ngjarja ndodhi jashtë stadiumit të qutetit.

Ndërkohë që një histori tragjike fshihet pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme.

Sipas mediave greke, i moshuari që kishte lindur dhe jetonte në Xirohori Zaharos, drejtonte një kafene në fshat, kishte numëruar tre humbje të mëdha që kishin stigmatizuar familjen e tij.

Vite më parë vajza e tij kishte humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën e gjatë në Zevgolatio të Mesinisë, një humbje që goditit rëndë familjen e tij.

Në verë, më 20 qershor, në një aksident trafiku që ndodhi në qendër të Zacharos, mbeti i plagosur rëndë nipi i tij, Yiannis Karachristos, i cili punonte si shpërndarës. Pas 21 ditësh shtrimi në spitalin “Attikon”, 22-vjeçari ka ndërruar jetë.

Dhe pak javë më parë humbi edhe nipin e dytë, nëna e të cilit kishte mbetur e vrarë në një aksident trafiku në Zevgolatio, pasi përfundoi në një spital në Athinë për shkaqe patologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat