​Ukrainasit festojnë pas fitores në Kherson

Evropë

​Ukrainasit festojnë pas fitores në Kherson

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Ushtarët ukrainas janë mirëpritur në Kherson nga banorë të ngazëllyer, pasi Rusia tha se ishte tërhequr plotësisht nga qyteti kyç jugor. Videot e publikuara shfaqnin vendasit nw rrugë me flamuj ukrainas, duke kwnduar kwngw patriotike e përshëndetur ushtarwt ukrainas.

Kherson ishte i vetmi kryeqytet rajonal i marrë nga Rusia pas pushtimit të shkurtit. Tërheqja është parë si një nga pengesat më të mëdha të luftës.

Moska tha se 30,000 person ishin nxjerrë nga zona - si dhe rreth 5,000 pjesë të pajisjeve ushtarake, armatimit dhe aseteve të tjera.

Shtëpia e Bardhë përshëndeti atë që e quajti një "fitore të jashtëzakonshme", ndërsa presidenti ukrainas Zelensky e quajti atë një "ditë historike".

Por ministri i jashtëm i Ukrainës tha se "lufta vazhdon". Duke folur në Kamboxhia në margjinat e një samiti të vendeve aziatike, Dmytro Kuleba tha: "Ne po i fitojmë betejat në terren. Por lufta vazhdon."

Një përditësim i mbrëmjes të premten nga pala ukrainase tha se trupat ishin shtyrë deri në bregun perëndimor të lumit Dnipro.

U shfaqën gjithashtu pamje që tregonin se ura Antonivsky ishte shembur pjesërisht. Mbetet e paqartë se si janë shkaktuar dëmet.

Trupat ruse që pushtuan Kherson mendohet se po zënë pozicione të reja në anën lindore të lumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat