​Berlini zotohet të pranojë mijëra refugjatë nga Italia

Evropë

​Berlini zotohet të pranojë mijëra refugjatë nga Italia

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Gjermania është zotuar të pranojë 3 500 refugjatë nga Italia, me 74 të transferuar tashmë në vend, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.

Gjermania u zotua të hënën të pranojë mijëra refugjatë nga Italia mes përkeqësimit të krizës humanitare në anijet e shpëtimit në Detin Mesdhe.

"Ishte gjithmonë e qartë se këto 3 500 që Gjermania kishte premtuar (për t'i pranuar), dhe kështu numri më i madh brenda BE-së, ishin hapi i parë dhe se ky mekanizëm solidariteti vullnetar ishte një proces," tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Maximilian Kall gjatë një konference për shtyp të qeverisë në Berlin.

"Nga 3 500, transferimi i parë nga Italia në Gjermani tani ka ndodhur dhe ne tani po e zbatojmë. Ne pranuam 74 azilkërkues, ndërsa 3 500 është angazhimi gjerman," shtoi ai.

Kall theksoi se procesi i transferimit të refugjatëve është kryer në koordinim me Komisionin Evropian.

Ai la hapur nëse Gjermania do të ishte e përgatitur të pranonte më shumë se 3 500 refugjatë që Berlini fillimisht ishte zotuar t'i pranonte.

Organizatat humanitare thuhet se i kanë kërkuar qeverisë së re të krahut të djathtë të Italisë që të ndihmojë emigrantët të zbarkojnë mes frikës së përkeqësimit të kushteve të motit dhe mungesës së dispozitave në bord.

Por ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Piantedosi lëshoi një direktivë duke paralajmëruar se ai po konsideronte ndalimin e anijeve humanitare nga portet italiane.

Javën e kaluar, Franca dhe Gjermania i bënë thirrje Italisë që t'i jep një port të sigurt një anijeje shpëtimi humanitare që mbante rreth 1 000 emigrantë./AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat