​Rritja ekonomike në Itali shënon rënie

Evropë

​Rritja ekonomike në Itali shënon rënie

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 20:26
Ilustrim

Rritja ekonomike në Itali shënoi një rënie në tremujorin e tretë të 2022, pas përshpejtimit në tremujorin e mëparshëm, sipas të dhënave paraprake të Istat.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 0,5% në tremujorin e tretë, krahasuar me 1,1% në tremujorin e dytë të vitit.

Në terma vjetore, rritja e PBB-së u ngadalësua në 2,6% nga 4,9% në tremujorin e mëparshëm, shkruan ATHS..

Sipas Zyrës së Statistikave, Istat, rritja vjetore e bartur e PBB-së për vitin 2022 arriti në 3,9%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat