​Polonia shkatërron monumentet e epokës komuniste

Evropë

​Polonia shkatërron monumentet e epokës komuniste

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Polonia shkatërroi katër monumente të tjera të epokës komuniste që përkujtonin arritjet e Ushtrisë së Kuqe.

Përkujtimoret kishin qenë simbole të një sistemi fryma e të cilit u pasqyrua në veprimet aktuale të Rusisë, deklaroi kreu i Institutit për Kujtimin Kombëtar (IPN), Karol Nawrocki.

Ushtria e Kuqe është një term i përdorur për të përshkruar shumicën e forcave të Bashkimit Sovjetik deri në vitin 1946.

Sipas IPN, rreth 500 memorialë u ngritën në vende publike në të gjithë Poloninë gjatë epokës komuniste.

Shumë prej këtyre monumenteve të ushtarëve që kishin luftuar kundër trupave naziste gjermane janë shkatërruar ose janë zhvendosur në muze.

Nga ana tjetër, varrezat ushtarake të të rënëve të Ushtrisë së Kuqe menaxhohen nga shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat