Jepet alarmi i madh nga Ukraina: Rusia mund të hedh në erë centralin bërthamor në Zaporizhia

Evropë

Jepet alarmi i madh nga Ukraina: Rusia mund të hedh në erë centralin bërthamor në Zaporizhia

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 14:41
Zaporizhia

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën 246-të. Stafi ushtarak i Kievit nuk përjashton mundësinë që Rusia mund të shpërthejë termocentralin bërthamor të Zaporizhia “duke shkaktuar një fatkeqësi dhe duke fajësuar me pas Ukrainën”.

Sipas gjerneralit të brigadës Alexei Gromov, duke marrë parasysh akuzat ruse për rrezikun e një “bombe të pistë” është e mundur që pushtuesit mund të organizojnë shpërthime në termocentralin bërthamor të Zaporizhias dhe të shkaktojnë një krim kundër njerëzimit.

Pala ruse shprehet se Kievi po përdor shantazhin bërthamor për të marrë gjithnjë e më shumë mbështetje financiare dhe ushtarake nga Perëndimi.

Ministri rus tha se Perëndimi duhet të ndikojë te Kievi për të braktisur planin e përdorimit të “bombës së pistë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat