Abazoviq do ta udhëheq diplomacinë malazeze

Evropë

Abazoviq do ta udhëheq diplomacinë malazeze

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pritet të marrë nën udhëheqje Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Siç shkruajnë mediat malazeze Abazoviq ka marrë vendime për emërimin e shefave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Jashtme.

Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes është emëruar ministri i Brendshëm, Filip Axhiq, ndërsa Ministrinë e Punëve të Jashtme do ta menaxhojë vetë Abazoviq.

Kujtojmë se javën e kaluar Kuvendi i ka shkarkuar me kërkesë të Abazoviqit ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme nga radhët e PDSH-së, Rashko Konjeviq dhe Ranko Krivokapiq, u shkarkuan nga postet e tyre më 21 tetor në Parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat