​Në fjalimin debutues, kryeministrja e Italisë vë në shënjestër varkat e emigrantëve

Evropë

​Në fjalimin debutues, kryeministrja e Italisë vë në shënjestër varkat e emigrantëve

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 21:32
Giorgia Meloni

Udhëheqësja e re e ekstremit të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni, në fjalimin e saj të parë para deputetëve si kryeministre, ka theksuar synimin e saj për të ndaluar anijet me emigrantë që kalojnë Mesdheun.

"Ne duhet të ndalojmë nisjet e paligjshme dhe trafikimin e qenieve njerëzore", tha ajo, duke përsëritur premtimin që ka bërë gjatë fushatës për të ndaluar anijet që shkojnë në Itali nga Afrika e Veriut.

"Ne nuk synojmë në asnjë mënyrë të vëmë në dyshim të drejtën e azilit për ata që ikin nga luftërat dhe persekutimet. Gjithçka që duam të bëjmë në lidhje me emigracionin është të ndalojmë trafikantët e njerëzve", tha Meloni.

Për vite me radhë Italia ka qenë qendër për emigrantët që shkojnë drejt Evropës. Më shumë se 77,000 emigrantë kanë bërë kalime shumë të rrezikshëm drejt Italisë këtë vit, duke ushtruar presion mbi komunitetet lokale, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat