Parlamenti i Estonisë shpall Rusinë shtet terrorist

Evropë

Parlamenti i Estonisë shpall Rusinë shtet terrorist

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 00:27
Foto ilustrim

Ligjvënësit estonezë kanë miratuar një deklaratë që e shpall Rusinë një “regjim terrorist” dhe dënon aneksimin e saj të fundit të katër territoreve ukrainase.

Nga 101 deputetë, 88 votuan të martën pro, 10 munguan dhe tre abstenuan, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Parlamenti deklaron Rusinë një regjim terrorist dhe Federatën Ruse një vend që mbështet terrorizmin”, thuhet në deklaratë.

“Regjimi i Putinit, me kërcënimet e tij për një sulm bërthamor, e ka kthyer Rusinë në rrezikun më të madh për paqen si në Evropë ashtu edhe në të gjithë botën”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili në fund të shkurtit dërgoi trupa në Ukrainën fqinje për herë të dytë, ka paralajmëruar vazhdimisht vendet perëndimore se çdo sulm ndaj Rusisë mund të provokojë një përgjigje bërthamore.

Këtë muaj, presidenti rus nënshkroi gjithashtu ligje që pranojnë në Rusi republikat e vetëquajtura popullore Donetsk dhe Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia pas referendumeve të denoncuara nga Ukraina dhe aleatët e saj si “mashtrime” pa pasoja ligjore.

Parlamenti i Estonisë tha gjithashtu se e konsideron “të nevojshme të përcaktojë forcat e armatosura të të ashtuquajturave Republika Popullore të Donetsk dhe Luhansk të krijuara nga Federata Ruse, si dhe kompania private ushtarake Wagner si organizata terroriste”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat