Zelensky: 30% e termocentraleve të Ukrainës janë shkatërruar që nga 10 tetori

Evropë

Zelensky: 30% e termocentraleve të Ukrainës janë shkatërruar që nga 10 tetori

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 11:18
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha në një mesazh në Twitter se nga 10 tetori, 30% e termocentraleve të Ukrainës janë shkatërruar, duke shkaktuar ndërprerje masive në të gjithë vendin, shkruan The Guardian.

Duke i përshkruar sulmet ruse ndaj furnizimeve me energji elektrike si sulme terroriste ruse, Zelensky tha se “nuk kishte mbetur hapësirë ​​për negociata me regjimin e Putinit”.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar infrastrukturën civile. Disa zona të Kievit janë aktualisht pa energji elektrike dhe ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat