​BE propozon kufirin emergjent të çmimit të gazit

Evropë

​BE propozon kufirin emergjent të çmimit të gazit

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 19:35
Ilustrim

Komisioni Evropian do të propozojë një kufi emergjent të çmimit të gazit si pjesë e një pakete për të trajtuar kostot e larta të energjisë, sipas një projekt-propozimi.

Në rast të çmimeve ekstreme të gazit natyror komisioni do të lejohet të paraqesë një çmim dinamik maksimal për gazin e tregtuar në qendrën e tregtimit me shumicë TTF, sipas dokumentit. Më pas, shtetet anëtare do të duhet të miratojnë masën.

Indeksi i (TTF) Gas Futures, një kompani që shërben për tregtimin virtual të gazit natyror, në Holandë, dhe një pikë referimi për transportin e gazit në të gjithë bllokun ka qenë i luhatshëm, që kur vendet e BE-së filluan të riorganizojnë furnizimet e tyre me gaz në kuadër të reduktimit të dërgesave ruse.

“Qendrat e tjera tregtare në BE do të lidhen me çmimin e “korrigjuar” TTF nëpërmjet një korridori dinamik të çmimeve”, thuhet në draft, i cili mund të jetë ende subjekt i ndryshimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat