Hakerët rusë sulmojë faqet e internetit të institucioneve bullgare

Evropë

Hakerët rusë sulmojë faqet e internetit të institucioneve bullgare

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Faqet e internetit të presidencës bullgare dhe disa ministrive të tjera të qeverisë ishin objektivi i një sulmi kibernetik në shkallë të gjerë, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, duke fajësuar hakerët rusë.

Prokurori i Përgjithshëm, Ivan Geshev, e përshkroi atë si një problem serioz, duke e quajtur atë “një sulm ndaj shtetit bullgar”.

Përveç zyrës së presidentit, sulmi paralizoi faqet e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese.

Sulmi erdhi nga qyteti rus i Magnitogorsk, tha Geshev.

Bullgaria po i ofron Ukrainës mbështetje humanitare teksa Rusia vazhdon pushtimin e saj në shkallë të plotë të vendit. Bullgaria po pranon gjithashtu ukrainasit që po ikin nga lufta.

Transmetuesi Dnevnik raportoi se grupi rus i hakerëve KillNet mori përgjegjësinë. Grupi njoftoi sulmin në kanalin e tij Telegram. Anëtarët e KillNet e përshkruajnë veten si patriotë pro-Kremlinit.

Qëllimi i sulmeve të tyre është tërheqja e vëmendjes dhe përhapja e dezinformatave, raporton RFE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat