Papa merr dhuratën më të veçantë ndonjëherë

Evropë

Papa merr dhuratën më të veçantë ndonjëherë

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 08:50
Papa Françesku mori një palë atlete Nike Blazer Mid 77′ Vintage

Si ju duket ideja për t’i bërë Papa Françeskut, tashmë 85 vjeç, një palë atlete Nike Blazer Mid 77′ Vintage? Ndoshta më e çuditshmja, por At Jim Sichko pikërisht për këtë qëllim e bëri.

Sichko po vizitonte Vatikanin dhe nuk mund të kalonte pa rënë pak në sy. Kështu i lindi ideja për t’i bërë Papës një palë këpucë të personalizuara, që për hir të së vërtetës janë shumë të bukura.

Ati kontaktoi dizajnerët e True Blue Color, të cilët ishin konfuzë, por edhe të privilegjuar që krijimi i tyre do të mbërrinte deri te Papa. Kështu ata vendosën të lyejnë atletet me ngjyrën e verdhë dhe të bardhë, si ngjyrat e flamurit të Vatikanit, si dhe të vendosin stemën në to.

Në pjesën e pasme në mënyrë mjaft shik, në njërën atlete është shkruar Papa dhe në tjetër Françesku. Megjithëse veshja e tyre nga Papa është një ëndërr që nuk realizohet, me siguri stafi i tij i ka dedikuar një vend të veçantë në muzeun e dhuratave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat