Abazoviq shfaq foto të Gjukanoviqit në shoqëri me disa kriminelë: Njerëzit duan përgjigje

Evropë

Abazoviq shfaq foto të Gjukanoviqit në shoqëri me disa kriminelë: Njerëzit duan përgjigje

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 18:49
Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka marr pjesë sot në seancën e Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Në takim ka shfaqur një fotografi në të cilën siç pretendon ai, shihet presidenti malazez, Milo Gjukanoviq me anëtarë të dyshuar të klanit kriminal të Skaljar, raporton vijesti.

“Më lejoni t’ju tregoj një imazh të Milo Gjukanoviqit me “skaljarët”. Unë do t’ju tregoj emrat dhe mbiemrat e tyre. Ky (me Gjukanoviq) është Zoran Mrvaljeviq aka Mrva dhe një zotëri tjetër që nuk është gjallë”, pohoi kryeministri në largim.

“Është e rëndësishme që sot të paraqesim disa fakte. Kjo është një temë e nxehtë, njerëzit duan përgjigje. Është shumë e rëndësishme që t’i themi disa gjëra këtu përsëri”, tha ai.

“Ndoshta jo të gjitha janë të reja, por disa prej tyre do të jenë të reja. Kontrabandimi i cigareve nuk do të përfundojë sot, ju lutemi na jepni dhe na jepni mundësinë që sot ta hapim këtë temë në mënyrë jashtëzakonisht demokratike”, deklaroi Abazoviq.

Image

 

Ndryshe, Abazoviq javë më parë është shkarkuar prej pozitës së kryeministrit pas arritjes së Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat