Shkencëtarët ngrenë alarmin: Shpërthimet në Nord Stream, rrezik i madh natyror

Evropë

Shkencëtarët ngrenë alarmin: Shpërthimet në Nord Stream, rrezik i madh natyror

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 09:34
Nord Stream

Nord Stream 2, i cili kishte për qëllim të rriste rrjedhën e gazit nga Rusia në Gjermani, që përmbante 300 milion metra kub gaz kur Berlini ndaloi procesin e certifikimit pak para se Rusia të pushtonte Ukrainën.

“Ka potencialin të jetë një nga rrjedhjet më të mëdha të gazit,” tha Cooper. “Rreziqet klimatike nga rrjedhja e metanit janë mjaft të mëdha. Metani është një gaz i fuqishëm serrë, 30 herë më i fortë se CO 2 gjatë 100 viteve dhe më shumë se 80 herë më i fortë gjatë 20 viteve”, u shpreh ajo.

Tubat e gazit Nord Stream u hodhën në erë në një sulm që mendohet gjerësisht se ishte orkestruar nga Rusia.

Tashmë ekziston frika se tubacionet, platformat dhe kabllot nënujore në të cilat mbështeten vendet duke përfshirë Britaninë për energjinë, bankat, tani mund të jenë në shënjestër, pasi ministrja e Brendshme gjermane paralajmëroi sot liderët që të përgatiten për kërcënime të ‘paimagjinueshme më parë’ ndaj kombeve të tyre.

Shkencëtarët kanë frikë se shpërthimi i metanit nga tubacionet e Nord Stream në Detin Baltik mund të jetë një nga rrjedhjet më të rënda të gazit natyror ndonjëherë dhe mund të paraqesë rreziqe të konsiderueshme klimatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat