Pamje nga ajri: Qielli mbushet me aeroplanë, që po bartin njerëzit që po ikin nga Rusia

Evropë

Pamje nga ajri: Qielli mbushet me aeroplanë, që po bartin njerëzit që po ikin nga Rusia

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 10:50
Shumica e fluturimeve kanë përfunduar në Turqi

Rusët filluan të largoheshin masivisht nga vendi pasi Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin, të martën në mëngjes.

Kështu, sipas mediave të huaja, biletat e aeroplanëve për destinacionet që nuk kërkojnë vizë janë shitur me shpejtësi.

Ndërkohë ato të mbetura, shkruajnë mediat e huaja, janë në dispozicion vetëm ditën e premte, me çmime prej njëmijë euro e lart.

Dhe për eksodin masiv rus tregohet edhe në FlightRadar, një faqe interneti e njohur që merret me gjurmimin e fluturimeve.

Ata publikuan një video të shkurtër që tregon trafikun ajror nga Moska dhe Shën Petersburgu i marrë këtë mëngjes.

Në video shihet se trafiku është shtuar dhe shumica e fluturimeve kanë përfunduar në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat