Çfarë po ndodh në Britani një ditë para varrimit të Mbretëreshës? Dalin pamjet

Evropë

Çfarë po ndodh në Britani një ditë para varrimit të Mbretëreshës? Dalin pamjet

Nga: A.Zh Më: 18 shtator 2022 Në ora: 13:04
Pamje nga Windsori

Sot është dita e fundit, ku qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar, do të mund të vizitojnë arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II, para se ajo të përcillet për në banesën e fundit.

Qindra-mijëra qytetarë po nderojnë figurën e Mbretëreshës, që sundoi 70 vjet.

Në pamjet e siguruara nga gazeta “Bota sot”, shihet se si qytetarë të shumtë britanikë vendosin lule dhe mesazhe në oborrin e familjes mbretërore në Kështjellën e Windsorit.

Radhë të gjata deri në 19 orë, raportohet të kenë qenë dje në mbrëmje për të bërë homazhe te arkivoli i Mbretëreshës në Westminister, atje ku ndodhet arkvioli i saj.

Varrimi i saj, do të bëhet nesër, pjesë e së cilit do të jenë udhëheqës botërorë, në mesin e të cilëve edhe presidentja e Kosoves Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Image
Pamje nga Windsori
Image
Pamje nga Windsori
Image
Pamje nga Windsori
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat