Britanikët presin deri 14 orë për t`i bërë homazhe Elizabeth II

Evropë

Britanikët presin deri 14 orë për t`i bërë homazhe Elizabeth II

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Radhë të gjata të parë arkivolin që mban trupin e  pajetë të mbretëreshës Elizabeth II, të vendosur në sallën e madhe të Westminster (Parlamenti britanik v.j).

Madje, dashuria e shumë britanikëve që kanë për monarken tashmë të ndjerë, nuk i ka ndaluar ata që të presin në radhë deri në 14 orë.

Krejt kjo për të shprehur respektin për mbretëreshën e cila qëndroi në fron për 70 vjet, dhe e cila vdiq me 8 shtator në moshën 96 vjeçare.

Në fund të radhës së gjatë në parkun Southwark, në bregun jugor të lumit ‘Tems’, BBC bisedoi me Sanjay dhe Sardah, të cilët janë me origjinë nga Mauritania.

Të dy këta, vëlla e motër, thanë se e ndjenin për detyrë të rrinin në radhë dhe t'i bënin nderimet e tyre mbretëreshës së ndjerë, pavarësisht se e dinin se mund të mos arrinin në Westminster, për ta bërë këtë, për orë të tëra.

Dashuria e njerëzve që kanë për mbretëreshën Elizabeth II, manifestohet dhe në mënyrë të tjera, që për shumëkënd, mund të duken edhe të çuditshme.

Disa njerëz presin në radhë për të bërë nderimet e tyre ndaj mbretëreshës së ndjerë, edhe për arsye të tyre personale, por që emocionalisht kanë lidhje me monarken e ndjerë.

Në këtë rast, Mandy udhëtoi nga Mançesteri, me mbesën e saj Lily dhe nipin Sam. Ata iu bashkuan radhës në orën 20:00, sipas kohës lokale në Londër, dhe arritën në dyert e sallës Westminster, në orën 04:45 apo pas nëntë orë e gjysmë pritjeje.

Mandy erdhi në Londër në vitin 1981 për të parë dasmën e Princit Charles dhe Dianas, pastaj erdhi edhe për ta ndjekur funeralin e Nënës Mbretëreshë në vitin 2002.

Mandy thotë se atë ditë  "u zotua" të vinte në Londër sërish një ditë, për funeralin e mbretëreshës Elizabeth II.

Fatkeqësisht nëna e Mandyt vdiq dy vjet më parë, kështu që ajo në këtë udhëtim, mori me vete pjesë nga hiri i nënës, dhe kështu “bashkë me të”, për t'i bërë nderimet e tyre mbretëreshës.

Nipi i Mandy, Sam, nesër mbush 18 vjeç. Ai ka anuluar planet e tij të festimit të ditëlindjes sepse thotë se më mirë do të sakrifikonte ditëlindjen, "vetëm për të parë  këtë ngjarje historike spektakolare, që më bën vërtet krenar që jam britanik".

Semi ka ambicie të bëhet pjesë e Gardës Mbretërore një frymëzim që e ka marrë  nga xhaxhai i tij i cili ishte në këtë gardë, ku një nga regjimentet e tij, shoqëroi arkivolin e mbretëreshës në sallën e Westminsterit.

Ata thanë se babai i tyre vdiq vetëm tre ditë para se të vdiste mbretëresha Elizabeth II, dhe ata do të kthehen në Mauritani, me hirin e tij, për ta varrosur atje, javën që vjen.

Ashtu sikurse qindra e qindra të tjerë që i bashkohen radhës së pritjes, ata e dinë se duhet të presin gjatë. Por kjo nuk është shqetësim për ta. “Ajo (mbretëresha) ishte gjyshja e të gjithëve”, thotë Sanjay.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat