Vuçiqit i “humbi durimi” kur u pyet nga një gazetare kroate për ‘nderimin’ që iu bë kriminelit Sheshel nga Kisha Ortodokse Serbe

Evropë

Vuçiqit i “humbi durimi” kur u pyet nga një gazetare kroate për ‘nderimin’ që iu bë kriminelit Sheshel nga Kisha Ortodokse Serbe

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 15:14
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka reaguar shumë mirë ndaj pyetjes së një gazetareje kroate për “nderimin” që i ka bërë Kisha Ortodokse Serbe, Vojisllav Sheshelit.

Sipas mediave serbe, presidenti serb pati një përplasje me një gazetare kroate, e cila e pyeti nëse marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë do të ndikoheshin nga fakti që Kisha Ortodokse Serbe i dha “urdhrin e nderit” të dënuarit për kriminel lufte Vojisllav Sheshel.

“Nga kush është shpërblyer? Nga një dioqezë. Epo çdo ditë i nderoni ata që vranë serbët, bëni filma për ta dhe nuk jeni aspak të ndjeshëm ndaj kësaj”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ndërsa deklaratës së gazetares se Sheshel është kriminel i dënuar lufte, Vuçiq iu përgjigj: “Unë nuk jam as papë, as peshkop, as patriark, as asgjë tjetër dhe as që e mendoj të jem i tillë. Dhe në vendin tonë Kisha është shumë e pavarur në raport me shtetin. Nuk e di si është te ju kroatët, por ne jemi shumë krenarë për laicitetin e vendit tonë”.

Me këmbënguljen e gazetares që ai të shprehë mendimin e tij, Vuçiq tha se ka bërë pikërisht këtë.

“Nuk di çfarë të të them… Kaq më duhet të të them. Secili prej tyre ka të drejtë të marrë vendime si njerëz të lirë dhe shteti nuk është i përfshirë në këtë…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat