Gjenerali ukrainas: Jemi afruar 48 kilometra nga kufiri me Rusinë

Evropë

Gjenerali ukrainas: Jemi afruar 48 kilometra nga kufiri me Rusinë

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Kreu i ushtrisë ukrainase, gjenerali Valeri Zaluzhni, ka thënë sot se forcat ukrainase i janë ofruar rreth 48 kilometra në veri kufirit më Rusinë.

Ai shtoi se avancimi i ushtrisë ukrainase në Kharkiv po vazhdon, dhe se do të lëvizin drejt jugut dhe lindjes.

Në kanalin e tij në Telegram, Zaluzhni ka shkruar se forcat ukrainase gjatë 10 ditëve të para të shtatorit kanë arritur të çlirojnë 3 mijë kilometra katrorë.

“Ukraina po vazhdon me çlirimin e territorit që është okupuar nga rusët”, shtoi i pari i ushtrisë ukrainase.

Edhe Rusia e ka pranuar se forcat e saj janë larguar nga Izumi, vatër e rëndësishme ushtarake në rajonin e Kharkivit.

Kundërofensiva ukrainase ka filluar të japë efekte të mëdha, ku sulmet e njëpasnjëshme të ukrainasve po i detyrojnë rusët të tërhiqen nga pozicionet e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat