​Macron: Franca e Gjermania bëhen bashkë kundër krizës energjetike

Evropë

​Macron: Franca e Gjermania bëhen bashkë kundër krizës energjetike

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Franca dhe Gjermania kanë rënë dakord të ndihmojnë njëra-tjetrën në trajtimin e krizës energjetike që rezultoi nga lufta në Ukrainë, tha sot presidenti francez Emmanuel Macron.

Franca do të jetë e gatshme të furnizojë Gjermaninë me gaz, ndërsa Gjermania ka rënë dakord të dërgojë energji elektrike në Francë nëse është e nevojshme, tha Macron në një konferencë për shtyp pas një bisede telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

“Gjermania ka nevojë për gazin tonë dhe ne kemi nevojë për energji elektrike nga pjesa tjetër e Evropës, veçanërisht Gjermania”, tha Macron.

Ai tha se Franca dëshiron të zhvillojë të gjitha ndërlidhjet energjetike që kanë kuptim, por se nuk e sheh nevojën për të ndërtuar kapacitete shtesë të gazsjellësit midis Spanjës dhe Francës.

Macron tha se në javët e fundit kapaciteti ekzistues i tubacionit Spanjë-Francë funksiononte vetëm me gjysmën e kapacitetit të tij dhe se gazi drejtohej kryesisht drejt Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat