Hill e quan ide freskuese iniciativën “Ballkani i hapur”

Evropë

Hill e quan ide freskuese iniciativën “Ballkani i hapur”

Nga: F. B. Më: 1 shtator 2022 Në ora: 16:47
Kristofer Hill

Ambasadori i ShBA-ve në Serbi, Kristofer Hill, që mori pjesë si mysafir në hapjen e panairit “Vizioni i verës i Ballkanit të Hapur” në Beograd , ka deklaruar se iniciativa “Ballkani i Hapur” ide e mirë e vendeve që rë bisedojnë dhe zgjidhin vetë çështjet e tyre, ndërsa secili vend duhet të vendos vetë nëse do të bashkohet idesë ose jo, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

"Konsideroj se kjo është zhvillim interesant në Ballkan. Kjo është ide e vendeve që të takohen dhe bisedojne për tema të ndryshme, të përpiqen që vetë të zgjidhin çështjet dhe problemet. Posaçërisht më pëlqen fakti se “Ballkani i Hapur” u krijua pikërisht në Ballkan”, tha Hill për “Tanjug”.

Sipas ambasadorit amerikan, iniciativa ka nisur nga vendet që kanë telashe, e që duan ato të i zgjidhin, gjë që është inspiruese nga shumë arsye.

Në pyetjen nëse edhe vendet e tjera të rajonit duhet të bashkohen kësaj iniciative, ai u shpreh s eka përshtypjen se kjo iniciativë “ e hapur” si quhet në emërtim duhet të jetë në dispozicion edhe vendeve tjera, që duan të i bashkohen.

"Atyre ju mbetet të vendosin, e këtu është thelbi i ‘Ballkanit të ‘Hapur’, që të thonë nëse duan të qasen, sa duan të ‘marrin nga menyja’ , a janë për diçka nga 'a la kart' prej ideve të tilla...sidoqoftë është ide freskuese", tha Hill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat