“Dorezat e dyerve dhe dritareve u çmontuan, çelësat u hoqën.” Brutaliteti i 42-vjeçarit shqiptar ndaj gruas dhe 10 fëmijëve të tij

Evropë

“Dorezat e dyerve dhe dritareve u çmontuan, çelësat u hoqën.” Brutaliteti i 42-vjeçarit shqiptar ndaj gruas dhe 10 fëmijëve të tij

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 09:17
Vjenë

Një 42-vjeçar shqiptar në Vjenë është arrestuar pasi u zbulua terrori që ka ushtruar ndaj familjes së tij.

42-vjeçari shkonte rregullisht në një kazino në Republikën Çeke dhe në momentin që ai dilte nga shtëpia kyçte familjen e tij në apartamentin ku jetonin.

Në momentin që ai humbiste në kazino familjarët e tij do të kalonin momente terrori pasi në momentin që kthehej në shtëpi rrihte fëmijët dhe bashkëshorten.

Eksperti Peter Hofmann përveç dënimit me burg, kërkoi dërgimin e 42-vjeçarit në një institucion për shkelësit e ligjit mendërisht anormal.

“Do të veprojë sërisht në të njëjtën mënyrë, kemi të bëjmë me një sadist”, tha ai.

Njëra nga vajzat e 42-vjeçarit tha në ditën e dytë të gjyqit kundër tij në Gjykatën Rajonale të Vjenës: “Kemi kaluar gjithë jetën vetëm në shkollë ose në shtëpi. Dorezat e dyerve dhe dritareve u çmontuan, çelësat u hoqën.”

Momentet e tmerrit që familjarët kalonin prej tij kanë qënë të shumta por një nga rastet është vërtet tonditës.

Teksa gruaja e tij po lahej ai ka hyrë në tualet dhe ka futur  skajin e paprekur të një kablli në prizë dhe e kishte mbajtur anën tjetër në lëkurën e lagur të gruas. Tafmirësisht ajo shpëtoi.

Sipas mediave vendase vetëm në momentin që gruaja u largua në strehimoren e grave me 10 fëmijët e saj, brutaliteti i 42-vjeçarit shqiptar u mësua nga  institucionet dhe u bë dhe arrestimi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat