Lufta në Ukrainë, e trishtueshme ajo çfarë ndodh në Detin e Zi

Evropë

Lufta në Ukrainë, e trishtueshme ajo çfarë ndodh në Detin e Zi

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 12:03
Deti i Zi

Teksa ecën lart e poshtë një plazhi me rërë të imët të bardhë në brigjet e Detit të Zi, shkencëtari 63-vjeçar ukrainas Ivan Rusev merr frymë i qetësuar, sot nuk gjeti asnjë delfin të ngordhur.

Por nuk ndodh kështu çdo ditë. Rusev është drejtori shkencor i Parkut Kombëtar Natyror Tuzly Estuaries, një zonë e mbrojtur prej 280 kilometrash katrorë në rajonin e Basarabisë në jugperëndim të Ukrainës. Tani puna e tij, përfshin daljet cdo mëngjes përgjatë plazheve të kufizuara nga minat antitank në kërkim të delfinëve që dalin pajetë në breg që nga fillimi i luftës. Ivan Rusev, shkencëtar: Vitin e kaluar, gjetëm vetëm tre delfinë në të gjithë vijën tonë bregdetare prej 44 kilometrash. Këtë vit, në vetëm pesë kilometra që kemi qasje, kemi gjetur 35 të tillë.

Pjesa më e madhe e vijës bregdetare ka qenë e mbyllur për punonjësit e parkut që kur trupat ukrainase zunë pozicionet atje për të parandaluar çdo sulm të mundshëm detar rus. Niveli i ngordhjes së delfinëve këtu, sipas Rusev, është tmerrues.

Ivan Rusev: Kemi kontaktuar edhe me kolegët tanë në Turqi, Bullgari, Rumani: të gjithë kanë vënë re të njëjtën gjë- një numër i madh delfinësh ka ngordhur që nga fillimi i luftës. Kjo është shumë e rëndë dhe ndikon jashtëzakonisht në të gjithë ekosistemin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat