60-vjeçari vret gruan me thikë, zbulohet arsyeja tronditëse

Evropë

60-vjeçari vret gruan me thikë, zbulohet arsyeja tronditëse

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Një krim në familje ka tronditur Kretën mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve të para, një burrë në fshatin Ano Malaki të Rethymnos ka goditur me thikë gruan e tij.

Sipas informacioneve të ekipit bëhet fjalë për një burrë 60-vjeçar dhe një grua 56-vjeçare.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se policia është njoftuar nga djali i çiftit, i cili ka gjetur nënën në një pellg gjaku.

Sipas cretapost, ai telefonoi policinë dhe raportoi se babai i kishte vrarë nënën.

Gruaja i kishte kërkuar divorcin dhe kjo ishte arsyeja pse 60-vjeçari ndërmori aktin e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat