Gjendet i vdekur biznesmeni, i lidhur me kravatë dhe me gojën e zënë

Evropë

Gjendet i vdekur biznesmeni, i lidhur me kravatë dhe me gojën e zënë

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 11:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e premte në Tregun e Perimeve në Rentis të Greqisë, ku një biznesmen është gjetur i pajetë në një kamion.

Ai u gjet i lidhur dhe gojën ia kishin zënë.

Trupi i burrit është gjetur nga punëtorët në Tregun e Perimeve kur hynë në kamionin e parkuar në një parking në rrugën ‘Kennedy’.

Viktima është gjetur i lidhur me kravatën e tij dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një biznesmen 47-vjeçar që ushtronte aktivitet në zonë. 

Në vendngjarje kanë mbërritur një mjek dhe policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat