Ambasadori i BE-së: Serbia duhet të kundërshtoj agresionin rus dhe mos të përziej emocionet me politikën

Evropë

Ambasadori i BE-së: Serbia duhet të kundërshtoj agresionin rus dhe mos të përziej emocionet me politikën

Nga: F. B. Më: 30 korrik 2022 Në ora: 09:13
Aleksander Vuçiq

Ambasadori i BE-së në Serbi , Emanuel Zhofre ka deklaruar sot se “kundërshtimi i agresionit të njëanshëm rus në Ukrainë është detyrë e të gjithë bashkësisë globale dhe se BE llogarit në Serbinë që ajo të jetë përkrah saj dhe po ashtu të kundërshtoj këtë agresion”, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Këto sipas tij janë pritjet e bashkësisë ndërkombëtare dhe BE-së ndaj Serbisë si kandidat për anëtarësim në BE krahas harmonizimit të politikës së saj të jashtme me Be ku synon anëtarësim.

“Historikisht nëse shikohet, Rusia ka dhënë një kontribut të madh kulturës evropiane dhe unë kuptoj shumë njerëz në Serbi që kultivojnë emocione të forta ndaj Rusisë. Por nuk duhet të përzihen këto emocione dhe simpatitë ndaj politikës agresive të qeverisë ruse” ka thënë Zhofre.

Ambasadori i BE-së, ka shprehur kënaqësinë e formimit të përbërjes së re dhe qeverisë së re në Serbi.

“Presidenti përsëri ka konfirmuar synimin për bashkëngjitje BE-së si qëllimin strategjik të Serbisë dhe ne i gëzohemi formimit të qeverisë së re, e cila në tërësi do i përkushtohet qëllimit të përbashkët dhe në mënyrë të përgjegjshme do iu përgjigjet çështjeve kyçe që janë në rend të ditës si forcimi i sundimit të ligjit, liria e medieve, ndryshimet klimatike dhe harmonizimi i politikës së jashtme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat