Thatësirë dhe mungesë reshjesh, Anglia mund të përballet me vështirësi deri në muajin gusht

Evropë

Thatësirë dhe mungesë reshjesh, Anglia mund të përballet me vështirësi deri në muajin gusht

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Një pjesë e Anglisë mund të përballet me thatësirë deri muajin gusht, nëse moti i nxehtë dhe i thatë vazhdon të “pushtojë” vendin.

Një pranverë e thatë dhe stina e verës tashmë kanë tharë lumenjtë e rezervuare, duke ulur cilësinë e ujit në shumë pjesë të Anglisë.

Sipas Sky News kjo situatë ka bërë që një pjesë e madhe e vendit  të kenë statusin e “motit i zgjatur i thatë”.

Nëse zonat do të kalojnë në fazën e dytë të thatësirës dhe reshjet e shiut nuk do të jenë prezente do të shtojë akoma më shumë rrezikun e një thatësire të vazhdueshme.

Mediat britanike kanë raportuar për një mot shumë të thatë për javët e ardhshme, duke u përfshirë nga një tjetër valë tjetër e nxehtë pa reshje shiu.

E gjithë kjo situatë ka ndikuar negativisht në sasinë e ujit që ka Anglia dhe se prej disa kohësh shumë lumenjt janë tharë, ndërsa kompanive të ujit iu është bërë kërkesë për të kufizuar kërkesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat