Kolapsi në Gjermani: Lufthansa anulon fluturimet, u kërkon pasagjerëve të mos vijnë

Evropë

Kolapsi në Gjermani: Lufthansa anulon fluturimet, u kërkon pasagjerëve të mos vijnë

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Linja ajrore lidere gjermane Lufthansa është detyruar të anulojë pothuajse të gjitha fluturimet për shkak të një greve të paralajmëruar të stafit.

Kompania njoftoi se punonjësit e saj kanë paralajmëruar grevë njëditore, e cila do të zhvillohet të mërkurën, por që për shkak të pasojave që do t’i sjellë kompanisë, është e detyruar të anulojë pothuajse të gjitha nisjet nga aeroportet e Frankfurtit dhe Munichut.

Gjithashtu u bë e ditur se orari i fluturimeve me shumë gjasa nuk do të normalizohet deri në fund të javës.

Në total janë anuluar më shumë se 1000 fluturime, ndërsa llogaritet se janë dëmtuar rreth 134 mijë pasagjerë, shkruan dw.

Verdi, sindikata e linjës ajrore, ka thirrur rreth 20 mijë punonjës në një grevë që synon rritjen e pagave.

Michael Nigemann, kreu i burimeve njerëzore në Lufthansa, e kritikoi masën, duke e quajtur atë të parakohshme, që vjen pas vetëm dy ditësh negociata mbi rritjen e pagave. Ai shtoi se greva do të prekë pasagjerët, veçanërisht tani që është “sezoni i pikut”.

Lufthansa tha se aeroportet kryesore në Frankfurt dhe Munich nuk do të jenë aeroportet e vetme të prekura nga greva. Linja ajrore gjithashtu pret që kjo të prekë aeroportet në Berlin, Bremen, Koln, Dusseldorf, Hamburg, Hannover dhe Stuttgart.

Për shkak të grevës, kompania ajrore këshillon pasagjerët të mos vijnë në aeroport pa një biletë të blerë, pasi pothuajse asnjë sportel në terminale nuk do të jetë i hapur.

Gjithashtu i këshillon përdoruesit që aeroportet e përmendura të mos i përdorin si “vende për t’u lidhur me një fluturim tjetër”, sepse mund të ndodhë që t’u mbarojë dhe të duhet të presin me ditë për të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat