Bien nga një lartësi prej 230 metrash, vdesin 4 anëtarë të familjes

Evropë

Bien nga një lartësi prej 230 metrash, vdesin 4 anëtarë të familjes

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 10:39
Familja ishte duke udhëtuar afër një pike turistike në ujëvarën ruse

Një tragjedi familjare është regjistruar në Rusi, ku një familje prej 4 anëtarësh kanë rënë në një greminë prej 230 metrash dhe më pas humbën jetën.

Turistët rusë ishin Rustam Gabinov, 38 vjeç, gruaja e tij Alfina dhe dy fëmijët e tyre të moshës 10 vjeç dhe 8 vjeç.

Familja ishte duke udhëtuar afër një pike turistike në ujëvarën ruse, teksa u përballën me një mjegull dhe nga pamundësia për të parë mirë përfunduan në greminë, raporton DailyMail.

Makina u filmua duke lëvizur drejt skajit të kanionit Tsolotlinsky në republikën malore të Dagestanit, në Rusinë jugore, mes kushteve atmosferike të pushtuar nga mjegulla.

Autoritetet policore lokale raportuan: "Oficerët e policisë, shpëtimtarët dhe vullnetarët nga banorët lokalë po punojnë në vendin e tragjedisë. Po përcaktohen arsyet dhe rrethanat e incidentit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat