Pezullohen fluturimet në një aeroport të Anglisë, i nxehti shkriu pistën

Evropë

Pezullohen fluturimet në një aeroport të Anglisë, i nxehti shkriu pistën

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Në Aeroportin e Lutonit në Angli, janë pezulluar thuajse të gjitha fluturimet. Kjo meqë vala e të nxehtit të sotëm, ka çuar në një defekt në pistë.

Temperaturat e larta, kanë çuar në ‘’shkrirjen’’ e pistave në zonat anembanë Anglisë, thuhet në raportimin e mediave të huaja.

“Pas temperaturave të larta të sotme, një defekt në sipërfaqe u identifikua në pistë”, tha në një deklaratë Aeroporti Luton.

“Inxhinierët u thirrën menjëherë në kantier dhe punimet e riparimit janë duke u zhvilluar për të rifilluar punën sa më shpejt të jetë e mundur’’, theksohet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat