​OJQ-të serbe mund të mbesin pa fonde nga ShBA-ja dhe BE-ja, arsyeja Vladimir Putini

Evropë

​OJQ-të serbe mund të mbesin pa fonde nga ShBA-ja dhe BE-ja, arsyeja Vladimir Putini

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 10:00
Vladimir Putin

Nga vlerësimet e diplomatëve të huaj të vendeve kryesore perëndimore, organizatat joqeveritare në Serbi kanë dështuar në shumicën e fushave. Para së gjithash, në drejtim të rritjes së qëndrimit pozitiv të qytetarëve ndaj integrimeve evropiane dhe veçanërisht në uljen e ndikimit rus në Serbi.

Duke pasur parasysh se OJQ-të serbe nuk i kanë përmbushur pritjet e donatorëve, ato mund të mbeten pa para.

Siç shkruajnë mediat serbe, vendet perëndimore do të dëshironin të shihnin më pak mbështetje për Vladimir Putin në opinionin publik të vendit.

“Në kundërshtim me pritjet dhe investimet e mëdha, u arrit rezultati i kundërt: rritja e kundërshtimit ndaj integrimit në BE dhe idhujtaria e Rusisë me Putinin në krye", shkruajnë mediat serbe.

Për rezultate të tilla, politika e Brukselit është ndoshta më e përgjegjshme se OJQ-të serbe.

Kushtëzimet e vazhdueshme dhe politika e "shkopit me karotën", ku shkopi bëhet më i madh dhe karota zvogëlohet, ka ndikuar shumë në qëndrimin e qytetarëve të Serbisë.

Edhe diplomatët e huaj, janë të rreptë dhe besojnë se arsyeja e dështimit të sektorit joqeveritar është dobësimi i frymës pro-perëndimore dhe forcimi i forcave ultra të djathta në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat