Aktivisti rus i opozitës Andrei Pivovarov dënohet me katër vjet burg

Evropë

Aktivisti rus i opozitës Andrei Pivovarov dënohet me katër vjet burg

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 23:47
Andrei Pivovarov

Aktivisti rus i opozitës, Andrei Pivovarov u dënua me katër vjet burg për drejtimin e një grupi të ndaluar pro-demokracisë, lëvizja e fundit në goditjen e shumëfishtë të Kremlinit ndaj aktivistëve të opozitës, mediave të pavarura dhe grupeve të të drejtave në vend.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Pivovarov, 40 vjeç, është ish-kreu i Open Russia, një grup tashmë i shpërbërë pro-demokracisë, i krijuar nga manjati në mërgim Mikhail Khodorkovsky.

Ai u dënua të premten nga një gjykatë në qytetin jugor rus të Krasnodarit pasi u akuzua për “drejtim të një organizate të padëshiruar”, e cila është një vepër penale sipas një ligji të vitit 2015.

Siç bëhet e ditur, ai ishte i shprehur i pafajshëm dhe këmbënguli se akuzat ndaj tij ishin ngritur për shkak të planeve të tij për të kandiduar në parlament në shtator të vitit 2021.

“Andrei Pivovarov u dënua me katër vjet në një koloni penale të regjimit standard”, kanë shkruar ndihmësit e tij në Facebook pas vendimit. Aktivistit do t’i ndalohet edhe aktiviteti politik për tetë vjet.

Duke folur në gjykatë, Pivovarov tha se ndryshimi në Rusi do të vinte, herët a vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat