Televizioni serb nderon viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Evropë

Televizioni serb nderon viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 19:52
Televizioni serb nderon viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Millorad Komrakov, i njohur më së miri si redaktori i lajmeve qendrore të televizionit publik në Serbi RTS gjatë bombardimeve të Jugosllavisë në vitin 1999, ka nderuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë gjatë programit të mëngjesit në televizionin serb Tanjug.

“Sot më 11 korrik, është dita kur janë kryer krime, gjenocid në Srebrenicë, kur ndodhën krimet në Bratunc dhe ashtu me radhë… Mendoj se është radha të nderojmë këto viktima”, tha ish-redaktori i RTS-së në televizonin Tanjug.

“Mendoj se është koha t’ua rikujtojmë shikuesve se sot është një ditë pikëlluese. Sot më 11 korrik është dita kur janë kryer krime, gjenocid në Srebrenicë”, shtoi gazetari serb.

Madje kolegu i tij u ndërlidh me bisedën duke thënë se 11 korriku është dita kur shënohet gjenocidi që është kryer në Srebrenicë dhe se Parlamenti Evropian e miratoi një rezolutë për këtë në vitin 2009.

Kujtojmë që sot po shënohet 27-vjetori i gjenocidit që është kryer mbi boshnjakët në Srebrenicë, ku mijëra civilë u vranë në mënyrën më barbare nga forcat serbe të Sllobodan Millosheviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat