E kritikoi se rrinte shumë kohë në telefon, adoleshenti bën veprimin ekstrem ndaj gjyshit të tij

Evropë

E kritikoi se rrinte shumë kohë në telefon, adoleshenti bën veprimin ekstrem ndaj gjyshit të tij

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Një adoleshent në Itali i ka marrë jetën gjyshit të tij pasi ai e kritikoi se shpenzonte shumë kohë në telefon.

Mediat në vend raportojnë se 15-vjeçari nga Bucchianico (Chieti) fillimisht është grindur me gjyshen e më pas ka sulmuar gjyshin, duke e goditur për vdekje.

Adoleshenti raportohet ta ketë goditur të moshuarin me fshesën e korrentit, me karrige dhe shqelma.

Gjatë dhunës, i riu, i ndjekur nga shërbimet sociale për probleme psikiatrike, filmoi me celular dhe më pas publikoi pamjet në statusin e tij në WhatsApp.

78-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Peskarës, ndërsa djali është arrestuar me akuzën e vrasjes së rëndë me dashje. Tani ai  ndodhet i shtruar në spital në Policlinico di Chieti, i ruajtur nga ushtria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat