Krerët e shtetit bullgar urojnë për Kurban Bajram

Evropë

Krerët e shtetit bullgar urojnë për Kurban Bajram

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe kryeministri në largim i këtij vendi Kiril Petkov uruan të shtunën komunitetin mysliman bullgar me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kreu i shtetit u uroi shëndet, paqe dhe mirëkuptim, duke shprehur besimin se ditët e festës së madhe do të japin edhe një herë arsye për të qenë të mirë, të dhembshur dhe për t’u solidarizuar me të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje, njoftoi zyra e presidentit të shtunën.

Radev tha se Kurban Bajrami është një arsye për të respektuar tolerancën fetare, mirëkuptimin dhe respektin tradicional për popullin bullgar. Kjo festë është burimi i gëzimit të përbashkët, duke e festuar me familjen e ngushtë, miqtë dhe fqinjët, i tha kreu i shtetit komunitetit mysliman.

Petkov i shprehu urimet e tij për shëndet dhe mirëqenie myslimanëve bullgarë, njoftoi Këshilli i Ministrave.

“Kjo festë është një rast i mirë për të rikonfirmuar rolin kyç të respektit, dhembshurisë dhe mirëkuptimit mes njerëzve për hir të paqes dhe prosperitetit të shoqërisë sonë”, citohet të ketë thënë kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat