Dëshmia e bashkëpunëtorit të Muamer Zukorliqit: Trupi i tij ishte i pandryshuar, ndonëse kanë kaluar 6 muaj, a është kjo normale?!

Evropë

Dëshmia e bashkëpunëtorit të Muamer Zukorliqit: Trupi i tij ishte i pandryshuar, ndonëse kanë kaluar 6 muaj, a është kjo normale?!

Nga: F. B. Më: 8 maj 2022 Në ora: 13:58
Muamer Zukorliq

Stuhia dhe jehona që nxiti në opinion kërkesa për zhvarrimin dhe autopsinë e trupit të liderit boshnjak myftiut Muamer Zukorliq, nuk ka përfunduar, as pas zhvarrimit të kryer , trupi i tij i pandryshuar ka habitur shumëkënd, ndonëse kanë kaluar 6 muaj nga vdekja e tij, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

I biri i deputetit popullor, Usame Zukorliq ka shpërndarë në rrjetin social rrëfimin e prekshëm të bashkëpunëtorit të afërt të babait të vetë, i cili në emër të familjes mori pjesë në procesin e zhvarrimit dhe autopsisë.

“Allahu më ka nderuar si përcjellës i besuar i rahmetliut myfti Muamer Zukorliq të gërmoj varrin e tij dhe edhe njëherë ta marr në dorë dhe ta përkëdhel. Ashtu siç e kemi përcjell, ashtu e kemi ri-takuar. Familja më ka bërë nder të madh të jem sytë e tyre në autopsi. Jam dëshmitar i bukurisë së tij. Trupi i pandryshuar. Nuk di a është kjo dukuri normale pas 6 muajve, por unë kam vërejt të kuqtë mishit dhe sasi të madhe të gjakut. Falënderimi i takon Allahut që më ka dhënë mundësi të i shërbej një lideri të tillë për 15 vjet” ka shkruar në rrjetin social Hasan Dautoviq.

Ish-myftiu dhe lideri i Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit Muamer Zukorliq pas zhvarrimit me qëllim kryerjes së obduksionit nga varreza në fshatin Orlje dhe pas procesit të autopsisë në Njësinë për Patologji në Spitalin e Përgjithshëm në Novi Pazar, dje u varros në oborrin e Xhamisë Altun Alem e cila ndodhet në qendër të qytetit.

Varrimi i deputetit të dikurshëm popullor u krye në prani të imamëve të Bashkësisë islame të Serbisë që veprojnë në territorin e Novi Pazarit, por edhe të shumë besimtarëve të tjerë që përsëri erdhën në kryerjen e ritualit dhe lutjeve ndaj udhëheqësit shpirtëror të tyre, shkruan “Kurir”.

Zhvarrimi dhe obduksioni është kryer pas kërkesës së djalit të tij Usame Zukorliq, pas dyshimeve të hapura dhe mundësisë së madhe që i ati, Muamer Zukorliq është helmuar me metale të rënda, ose përmes ushqimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat