Vuçiq: Pozicioni i Serbisë 'tmerrësisht i komplikuar', pas deklaratave të fundit të Putinit

Evropë

Vuçiq: Pozicioni i Serbisë 'tmerrësisht i komplikuar', pas deklaratave të fundit të Putinit

Më: 5 maj 2022 Në ora: 11:06
Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu është drejtuar mediave në Berlin, ku u takua me ministren gjermane të Mbrojtjes, Annalena Baerbock. Dhe sipas tij, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë më 13 maj, shkruajnë mediat serbe.

“Pozicioni ynë është i vështirë, tmerrësisht i ndërlikuar, me deklaratat e presidentit (Vladimir) Putin edhe më shumë. Unë do të flas për këtë nesër. Kam frikë se do të jetë gjithnjë e më e vështirë ekonomikisht”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Vuçiq ka aluduar në deklaratat e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili në një takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ka krahasuar rastin e Kosovës me atë të Donetskut dhe Luhanskut.

Siç kishte thënë Putin, ai ka lexuar të gjithë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për rastin e Kosovës dhe aty është krijuar precedent për të vepruar në mënyrë të njëjtë në Donetsk e Luhansk, që ato ta shpallin pavarësinë.

Përveç kësaj, presidenti i Serbisë ka thënë se gjithashtu se darka joformale e mbrëmshme me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ishte shumë e vështirë dhe se përfaqësuesit gjermanë këmbëngulën se ajo që u nënshkrua në Marrëveshjen e Brukselit duhet të zbatohe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat