Rusia njofton për shkëmbim të burgosurish me SHBA-në

Evropë

Rusia njofton për shkëmbim të burgosurish me SHBA-në

Më: 27 prill 2022 Në ora: 14:53
Ish-marinsi amerikan, Trevor Reed gjatë një paraqitjeje pranë një gjykate në Moskë në qershor të vitit 2021.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se piloti i burgosur, Konstantin Yaroshenko, është shkëmbyer me ish-marinsin amerikan, Trevor Reed, dhe se ky shkëmbim ka ndodhur në një shtet të paspecifikuar evropian.

Reed, 30-vjeçar nga Teksasi, ishte dënuar më 2020 nën akuza se kishte sulmuar dy policë rusë më 2019.

Qeveria amerikane dhe Reed kanë dënuar akuzat dhe kanë vënë në pikëpyetje procedurat gjyqësore.

Yaroshenko ishte arrestuar në Liberi më 2010 dhe ishte dërguar në SHBA. Një vit pas kësaj, ai ishte dënuar për kontrabandim të kokainës me avionët e tij dhe droga thuhej se kishte destinacion Amerikën Jugore, Afrikën dhe Evropën./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat