Gjermania e gatshme të dërgojë armë kundërajrore në Ukrainë

Evropë

Gjermania e gatshme të dërgojë armë kundërajrore në Ukrainë

Nga: M.H. Më: 26 prill 2022 Në ora: 11:36
Topi kundërajror Gepard ka qenë në shërbim prej dekadash

Ndër vendet që pritet të njoftojnë një rritje të mbështetjes ushtarake për Ukrainën në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe BE-së sot është Gjermania.

Sipas raporteve, qeveria gjermane është e vendosur të mbështesë dërgimin e armëve të lëvizshme kundërajrore në Ukrainë, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Sistemi me dy top Gepard ka qenë në shërbim të ushtrisë gjermane që nga vitet 1970 dhe bazohet në shasinë e tankut Leopard.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht pritet të japë detaje në takimin e ministrave perëndimorë të Mbrojtjes të martën, në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani.

Nuk është e qartë se sa do të dorëzohen, por do të ishte dërgesa e parë direkte e një arme të rëndë gjermane në Ukrainë.

Qeveria gjermane është akuzuar për vonimin e furnizimeve me armë në Ukrainë, në kontrast me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe fqinjët e Evropës Lindore të Ukrainës.

Mediat gjermane thonë se ka gjithashtu plane për të dorëzuar rreth 100 automjete luftarake të këmbësorisë Marder në Ukrainë dhe disa tanke të vjetra luftarake Leopard.

Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Gjermania po rrit buxhetin e saj të mbrojtjes këtë vit me 100 miliardë euro (84 miliardë £; 113 miliardë dollarë) - një ndryshim i madh i politikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat