Zaporizhzhia po përgatitet për mbrojtje

Evropë

Zaporizhzhia po përgatitet për mbrojtje

Nga: M.H. Më: 25 prill 2022 Në ora: 12:26
Tensionet e Rusisë në Ukrainë

Këshilli Rajonal i Zaporizhzhia tha të hënën se rajoni po përgatitet për mbrojtje mes paralajmërimeve se forcat ruse po përgatitnin një ofensivë në pjesën jug-qendrore të Ukrainës.

Armiku po përgatitet për offensive”,  tha këshilli në një deklaratë.

 “Trupat pushtuese ruse kanë mbledhur shumë pajisje dhe personel në seksionin e vijës së frontit Velyka Novosilka - Novodarivka - Malynivka. Armiku po përpiqet të lëvizë në drejtim të Zaporizhzhia, por pa sukses. Vendndodhja e forcave në front nuk ka ndryshuar”.

Qyteti i Zaporizhzhia ka qenë një stacion kyç për të evakuuarit që nisen nga qyteti i rrethuar i Mariupolit dhe zonat e kontrolluara nga Rusia në Ukrainën jugore.

Këshilli tha se një kolonë evakuimi ishte nisur nga Zaporizhzhia në Mariupol, por humbi komunikimin më pak se 25 kilometra (15 milje) nga qyteti Manhush, në perëndim të Mariupol.

Kolonat e evakuimit janë penguar nga luftimet aktive dhe janë mbajtur shpesh në pikat e kontrollit ruse.

“Zaporizhzhia po përgatitet për mbrojtje”, shtohet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat