Britaniku qëndroi i infektuar me coronavirus për 505 ditë

Evropë

Britaniku qëndroi i infektuar me coronavirus për 505 ditë

Më: 22 prill 2022 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Një pacient në Mbretërinë e Bashkuar me një sistem të dobët imunitar zbulohet se ishte i infektuar me COVID-19 për gati një vit e gjysmë, raportuan shkencëtarët.

Nuk ka asnjë mënyrë për të ditur me siguri nëse ishte infeksioni më jetëgjatë COVID-19 sepse jo të gjithë testohen, raporton nypost.

Por me 505 ditë, “me siguri se është infeksioni më i gjatë i raportuar”, tha Dr. Luke Blagdon Snell, një ekspert i sëmundjeve infektive në Fondacionin e Guy’s & St. Thomas’ NHS.

Ekipi i Snell planifikon të paraqesë disa raste “të vazhdueshme” COVID-19 në një takim të sëmundjeve infektive në Portugali.

Studimi i tyre hetoi se cilat mutacione lindin – dhe nëse variantet evoluojnë – te njerëzit që kanë qenë të infektuar shumë të gjatë. Ai përfshin nëntë pacientë që rezultuan pozitivë për virusin së paku tetë javë. Të gjithë kishin sistem imunitar të dobët – nga transplantimi i organeve, HIV-i, kanceri deri tek trajtime për sëmundje të tjera. Asnjë nuk u identifikua për arsye privatësie.

Testet e përsëritura treguan se infeksionet e tyre zgjatën mesatarisht rreth 73 ditë. Dy prej tyre kishin virusin për më shumë se një vit. Më parë, thanë studiuesit, rasti më jetëgjatë i njohur që u konfirmua përmes një testi PCR ka zgjatur 335 ditë.

Personi me infeksionin më të gjatë të njohur rezultoi pozitiv në fillim të vitit 2020 ndërsa trajtua me ilaçin antiviral dhe vdiq në vitin 2021. Studiuesit nuk pranuan të përmendnin shkakun e vdekjes dhe thanë se personi kishte disa sëmundje të tjera.

Ndryshe, studiuesit shpresojnë se përmes këtyre të dhënave do të ndihmojnë njerëzit të mposhtin virusin sa më shpejt të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat