​Europol: 19 persona të arrestuar në Belgjikë, Gjermani e Holandë

Evropë

​Europol: 19 persona të arrestuar në Belgjikë, Gjermani e Holandë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Një aksion i përbashkët i policisë federale belge Antwerpen, policisë kombëtare holandeze dhe policisë rajonale dhe federale gjermane, i koordinuar nga Europol, identifikoi dhe arrestoi anëtarët e infrastrukturës që kontrabandonin sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut në BE.

Në operacion mori pjesë edhe Sekretariati Kombëtar i Paraguait për Luftën kundër Drogës (SENAD).

Kjo infrastrukturë tashmë ka pësuar një goditje të madhe në shkurt 2022, njoftoi sot Europol.

Operacioni kontrolloi 35 vende dhe arrestoi 19 persona - pesë në Belgjikë, 11 në Gjermani dhe tre në Holandë.

Në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë u sekuestruan pajisje elektronike, dokumente, katër automjete, ora luksoze dhe pasuri të paluajtshme, duke përfshirë katër apartamente, si dhe llogari bankare dhe para të gatshme me vlerë gjithsej 5.5 milionë euro.

Operacioni nisi në shkurt 2021, kur pjesëtarët e policisë në portet e Hamburgut dhe Antwerpen-it sekuestruan gjithsej 34 tonë kokainë në tri ngarkesa të lidhura me këtë rrjet kriminal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat