Çfarë dimë për fabrikën Azovstal të Mariupolit!

Evropë

Çfarë dimë për fabrikën Azovstal të Mariupolit!

Nga: V.N Më: 20 prill 2022 Në ora: 11:17
Fabrika Azov Steel në Mariupol

Fati i qytetit ukrainas të Mariupolit qëndron në fabrikën e hekurit dhe çelikut në Azovstal -- një kompleks i madh që përfshin katër milje katrorë në cepin juglindor të qytetit port, shkruan CNN, transmeton Bota sot.

 Forcat ukrainase janë konsoliduar rreth fabrikës dhe vazhdojnë t'i rezistojnë sulmeve ruse, por një komandant ukrainas e ka quajtur situatën "kritike".

Sipas Major Serhii Volyna, komandant i Brigadës së 36-të të Veçantë Detare të Ukrainës, uzina e çelikut është "plotësisht e rrethuar".

“Janë rreth 500 ushtarakë të plagosur, është shumë e vështirë t'u ofrohet kujdes mjekësor. Ata fjalë për fjalë kalben,” tha ai për CNN të martën.

“Ka civilë në territor. Ata po vuajnë edhe nga shpërthimet, shpërthimet mbi to, pranë tyre. Ata [rusët] përdorin bomba të rënda ajrore kundër nesh dhe godasin me artileri”.

Zyrtarët thonë se qindra civilë janë strehuar në bodrumet e uzinës -- e cila më parë punësonte 10,000 njerëz -- dhe një zyrtar i policisë së Mariupol i tha CNN se furnizimet me ushqim dhe ujë po pakësoheshin mes bombardimeve të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat