Forcat ruse tërhiqen gradualisht nga rrethi i pushtuar Borivs

Evropë

Forcat ruse tërhiqen gradualisht nga rrethi i pushtuar Borivs

Nga: V.N Më: 17 prill 2022 Në ora: 19:36
foto ilustrim

Ndërsa forcat ruse janë ende në kontroll të plotë të rrethit Borivs'kyi në rajonin Kharkiv të Ukrainës, trupat e Moskës "po tërhiqen gradualisht" nga zona në drejtim të rajonit të Donetsk, tha këshilli i fshatit Borova në një deklaratë në Telegram të dielën, shkruan CNN, transmeton Bota sot.

“Nuk ka asnjë lidhje celulare dhe internet, të cilat janë të pamundura për t'u rikthyer pasi territori është i pushtuar nga rusët,” tha ai, duke shtuar se disa vende kanë mbetur pa energji elektrike dhe gaz.

Sipas deklaratës, trupat ruse janë vendosur në ndërtesat e këshillit të fshatit, Pallatin e Kulturës, spitale, në shtëpitë e disa civilëve. “Autoritetet pushtuese” në zonë janë emëruar nga radhët e bashkëpunëtorëve vendas, të cilët tashmë do të bashkërendojnë aktivitetet administrative në komunitet.

Këshilli tha se disa pjesë të komunitetit pësuan dëme të konsiderueshme dhe se nuk ka qenë në gjendje të kontaktojë me konviktin psikoneurologjik në zonë, e cila strehonte rreth 200 pacientë.

Për shkak të mungesës së komunikimit, këshilli nuk ka mundur të identifikojë personat që u dërguan në spital nga autobusi që u sulmua nga forcat ruse të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat